Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë) gjatë mbrëmjes të së dielës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. “, tha Krasniqi.
“Njësia policore është duke u marrë me aksidentin”, bëri të ditur ai./Arbresh.info/
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...