Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi që të njëjtit janë goditur nga një autobus në fshatin Novosellë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Rreth orës 17:50 ka ndodhur një aksident në Novosellë të Pejës, një bus që bartë nxnës i ka goditur dy fëmijë, të njëjtit janë jashtë rrezikut, lëndimet nuk janë serioze, janë në Spitalin Rajonal të Pejës duke u trajtuar”, tha Gashi.
“Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore”, shtoi ai./Arbresh.info
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime