Mëngjesin e hershëm ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në Çagllavicë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku deklaroi se në këtë aksident janë lënduar gjashtë persona.
Tutje ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me rastin e aksidentit është marrë njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 03:20 ne rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Borovci./arbresh.info/
Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq futbollisti 22-vje...
Voton Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qyte...
KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve
Voton Hamza: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës
Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...