Një aksident trafiku ku u perfshinë katër automjete në pjesën lidhëse të autostradës mes Veternikut dhe Bresjes.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi konfirmoi për Arbresh.info se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.
Lidhur me rastin, bëhet e ditur se kanë mbetur të lënduar katër persona.
“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar, derisa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme”, tha Rexhepi./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë