Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Poklek të Drenasit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona.”, ka thënë ajo.
Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Arbresh.info/
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...