Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në Gjilan.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, të drejtuara nga dy persona.
Si pasojë e aksidentit, njëri nga shoferët ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa shoferi tjetër, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas trajtimit mjekësor.
-Gjilan / 28.05.2026 – 08:25. Ka ndodhur aksident në trafik ndërmjet dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar drejtues i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe raportohet se në qendrën emergjente në Gjilan ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari vozitësi i veturës tjetër që dyshohet se ka shkaktuar aksident ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Albin Kurti shkruan në librin e zisë për Hafiz Gagicën: Figu...
Gara për tubimin përmbyllës në sheshin “Skënderbeu”, Supremj...
Osmani: Sa herë që Kosova ka nevojë për dinjitet shtetëror e...
Komisioni Evropian zhbllokon 16 miliardë euro për Hungarinë,...
Pulis krahason Artetën me Ferguson: Mund të ndërtojë një din...
Deri në 30 vite burgim për zjarrvënësit e qëllimshëm, Shqipë...