Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli është takuar sot me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin.
Sipas Pacollit, në takim është folur për çështjen e Mitrovicës, shkruan arbresh.info.
Bahtiri e Pacolli janë pajtuar që nëse qyteti verior bëhet pjesë e pazareve politike, AKR si parti do të largohet nga koalicioni qeverisës.
Më poshtë keni shkrimin e plotë pa ndërhyrje:
Pata kënaqësinë të pres sot në takim të nderuarin mikun tim z. Agim Bahtiri.
Temë e diskutimit ishte çështja e qytetit të Mitrovicës.
Erdhëm në konkluzion që nëse rrezikohet që Mitrovica të bëhet pjesë e pazareve politike, ne si AKR do ta shqyrtojmë mundësinë e daljes nga koalicioni.
Unë i dhashë mbështetje të pakusht z. Bahtirit në punën e shkëlqyeshme që po bën në krye të komunës së Mitrovicës.
Çdo organizim, pavarësisht se cila parti e bën për ruajtjen e kufijve ne do t’i bashkohemi. RrP
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...