Aleanca Kosova e Re përmes një komunikate për media ka treguar se përse ka shkarkuar kryetarin e degës së AKR-së në Gjakovë, Edmond Dushin.
Në komunikatë thuhet se Edmond Dushi nuk ka treguar rezultatet të mira nga zgjedhjet e fundit në Gjakovë dhe si pasojë e kësaj, largimi i tij ka qenë i domosdoshëm thujet në komunikatë.
“Aleanca Kosova e Re dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe veçanërisht elektoratin e AKR-së ne Gjakovë lidhur me shkarkimin e z. Edmond Dushi.
Pas rezultatit dëshpërues që z. Edmond Dushi ka treguar në zgjedhjet e fundit si kandidat i AKR-së ne Gjakovë, menjëherë pas zgjedhjeve AKR duke parë atë rezultat, ka vleresuar se z. Dushi nuk mund të vazhdojë të udhëheqë këtë degë të rëndësishme të AKR-së, prandaj menjëherë pas zgjedhjeve e kemi konsideruar largimin e tij të domosdoshëm.
Dorëheqja e tanishme e tij është e pakuptim pasi ai veçse ishte i shkarkuar shumë kohë më parë për shkak se kishte arritur vetëm 400 vota në zgjedhjet e fundit.
AKR në Gjakovë është në proces të brendshëm zgjedhor dhe duam të garantojmë votuesit tonë se kjo degë do të fuqizohet dhe zgjerohet edhe më shumë në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikat.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...