Shpend Ahmeti, në një intervistë në KTV ka përmendur vendet ku prin Vetëvendosje.
Ai ka thënë se kjo është fitore për ta, pasi si subjekt janë rritur për 120 për qind.
“Me 70 për qind të votave të numëruara nga KQZ, 12 mijë vota ne jemi para LDK-së”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se kjo është fitore për ta.
Ndërkaq për qeverisjen e ardhshme që do të bëhet nga PAN-i, kjo sipas rezultateve të deri tashme, Ahmeti ka thënë se “Varet nga LDK-ja se a do ta luftojnë apo do ta përkrahin të keqen në qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Ahmeti.
“Sot ka ndodh një revolucion zgjedhor, kjo është gjë e mirë për Kosovën dhe LVV-në”.
Ahmeti ka shtuar se janë të gatshëm të zbatojnë programin e tyre, duke shtuar se është e rëndësishme që PDK të shkoj në opozitë.
Shpend Ahmeti ka thënë se nuk do të bëjnë asnjëherë koalicion me PDK-në.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...