Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar një status në Facebook lidhur me arrestimet dhe ftesat e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për në polici.
Ahmeti është shprehur se tashmë kur pozita e ka kuptuar që opozita ka të drejtë për demarkacionin, kanë filluar arrestimet e shumta.
Më poshtë mund ta lexoni të gjithë statusin e Ahmetit:
“Në kohën kur po shihet që demarkacioni ka dal ashtu qysh ka thënë opozita, e që njerëzit janë rrahur në emër të kësaj faljeje, kanë filluar arrestimet në çdo cep të Prishtinës të njerëzve kyq të LVV ne tentim dobësimi para pranimit të kësaj vepre penale që e kanë nënshkruar. Sot edhe pronarët e kafeterive pranë zyrave të vv janë ftuar në polici.
Këto metoda janë të papranueshme dhe askund nuk kanë patur sukses. Demarkacioni ka përgjegjësi ligjore e politike. Me polici nuk mbrohen e as me arrestime”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...