Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nesër do të fillojë faza e dytë dhe e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave (edhe një shtohet pas vlerësimit të rrezatimit) të reja në kryeqytet.
Ai ka thënë se gjashtë kompani janë parakualifikuar dhe do t’i dorëzojnë ofertat deri me 27 janar.
Sipas tij konferenca e para ofertimit mbahet me 15 dhjetor.
“Këto shkolla janë të ndryshme nga krejt shkollat tjera në planifikimin e hapësirës. Do të ndërtohen në lagjen Mat, Sofali dhe Veternik. E katërta në Arbëri te Komuna e re do të ndërtohet pasi të bëhet vlerësimi i rrezatimit nga bombardimet e rezervoareve të benzinës”, tha ai.
Ahmeti thekoi se është hera e parë në Kosovë që shkollat me sistemin PFI të bashkëpunimit të sektorit publik dhe privat në financim.
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in