“Ndërhyrjet nga Kosova në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë të shëndetshme” ka thënë kreu i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin Pressing kur u pyet nëse Vetëvendosja ka bërë mirë ose jo që e përkrahi koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.
Ahmeti tha se ka shokë dhe bashkëveprimtarë në të gjitha subjektet politike në Kosovë duke përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen e Albin Kurtit megjithatë nuk i konsideron korrekte thirrjet e eksponentëve të lartë të VV-së përfshi këtu edhe kryetarin e partisë, që të votohet koalicioni mes Ziadin Selës dhe Afrim Gashit.
Ahmeti ta se shqiptarët e Maqedonisë janë të vetëdijshëm për punët e bëra gjatë qeverisjes së BDI-së dhe se dinë të vlerësojnë dhe dënojnë kur është nevoja, pa pasur nevojë për ndërhyrje nga jashtë./GazetaExpress/
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Qeveria rrit shtesat për lehonat, ndan nga 100 euro për pens...
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje