Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim informatën se është penguar ekipi i televizionit 21 në Obiliq. Informatën për AGK-në e ka bërë të ditur gazetarja Fitore Ademi e cila ka thënë se ekipi I televizionit nuk është lejuar që të futet brenda ambienteve të qendrës së votimit.
“Në qendrën më të madhe të votimit në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ekipi i RTV21 u pengua që të përcjellë procesin zgjedhor. Ne nuk e dimë nëse drejtuesit e kësaj qendre kanë ndjekur trajnimet e KQZ-së apo kanë dashur të fshehin diçka nga syri i kamerës sonë, por, kërkesa jonë për autoritetet përgjegjëse është që ta hetojnë këtë rast”, ka thënë gazetarja Ademi.
Duke iu referuar këtij rasti, AGK dënon veprimin e menaxherit, kryesuesit të kësaj qendre të votimit si dhe fjalorin përdorur ndaj kolegëve Fitore Ademi si dhe kameramanit Sahit Kokolli.
AGK kërkon nga të gjithë drejtuesit e qendrave të votimit që të mos pengojnë gazetarët në kryerjen e punë së tyre si dhe të respektojnë ligjet në fuqi.
Po ashtu AGK, kërkon nga kolegët që të raportojnë çdo pengesë që ju bëhët në punën e tyre në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës si dhe në Policinë e Prokurori që janë të angazhuara në mbarëvajtjen e procesit të votimit.
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...