Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka dale në përkrahje gazetarëve të News24, BalkanWeb, Panoramës dhe Gazetës Shqiptare pasi atyre iu ndërpre puna nga një aksion i Policisë së Shqipërisë.
“Solidaritet i plotë i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK me kolegët e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të punës nga një aksion i Policisë Shqiptare”, ka shkruar kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, në Facebook.
“Kjo është një goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve në informim”.
Ai ndau postimin e rrjetit SafeJournalists i cili shprehu shqetësimin e operacionit policer ndaj Focus Media Group.
“SafeJournalists është thellësisht i shqetësuar nga operacioni i policisë i kryer në orët e hershme kundër Focus Media Group në Tiranë, përkatësisht News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.”
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë