Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u mbajt ceremonia e dorëzimit-pranimit të pajisjeve për ekspertizë të ADN-së, pjesë e Programit: “Zgjidhja e rasteve të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë”, i cili implementohet nga ICMP, i mbështetur nga BE përmes ambasadës Suedeze – programi SIDA (Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim ) dhe ambasadës Italiane.
Në këtë ceremoni morën pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Samira Krehic, zv e Kryesuesit të Programit të ICMP-së për Ballkanin Perëndimor, z. Jonas Westerlund Ambasador i Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Antonello De Riu, ambasador i Republikës së Italisë në Kosovë, Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, si dhe zëvendësuesi i drejtorit të AKF-së, Ilir Kukaj.
“Agjencia e Kosovës për Forenzikë që nga viti 2020 është duke marrë pjesë në projektin rajonal te ICMP-së, që ka për objektiv kryesor fuqizimin e kapaciteteve vendore në çështjen e testimit (analizës) të ADN-së lidhur me identifikimin e personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.
Më këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vlerësoi lartë angazhimin e të gjithë akterëve në procesin e personave të pa gjetur.
Ai vuri në dukje se me pranimin e këtij donacioni, falë edhe angazhimit të zyrtarëve të AKF-së, do të lehtësohet procesi i zbulimit përmes ADN-së, në mënyrë që të bëhet identifikimi i personave të zhdukur përmes mbetjeve mortore.
“Pajisjet e pranuara nga ICMP për ekspertiza të ADN-së janë teknologjia e fundit në këtë fushë dhe do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të Agjecisë së Kosovës për Forenzikë, në fushën e hetimit kriminal dhe ekspertizës forenzike sipas standardeve ndërkombëtare ISO17025-2017. Ky projekt si objektiv kryesor e ka fuqizimin e kapaciteteve vendore në çështjen e testimit (analizës) të ADN-së lidhur me identifikimin e personave të zhdukur. Vlera totale e kontingjentit të pajisjeve është rreth: 38,000.00 Euro”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info



Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...