Agjencia franceze e lajmeve “Euronews” ka shkruar për shpërthimin e bombolës këtë të marte në qytetin e Ferizajt.
Në artikullin e medias shkruhet se mbi 40 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit në restorantin ” Steak House”.
“Komandanti i Policisë në Ferizaj, Emin Beqiri, ka thënë se 42 persona janë lënduar duke përfshirë edhe fëmijë. “Të gjithë të plagosurit janë duke marrë trajtimin e nevojshëm,” u tha Beqiri gazetarëve, duke shtuar se shpresonte që të mos ketë të vdekur”.
“Komandanti i stacionit të policisë në Ferizaj, Qazim Reka, tha se shtatë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, sipas Euronews Albania. Të tjerët thuhet se po marrin trajtim mjekësor në një klinikë urgjence”.
“Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, ka deklaruar se shpërthimi ishte aq i dhunshëm sa që kalimtarët ishin në mesin e të lënduarve, së bashku me klientët në restorant”, thuhet në artikullin e Euronews.
Këtu keni linkun e lajmit.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...