Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së

20:59 | 11 Maj 2026
E.H

Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu ka bërë të ditur se refuzon të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit 2025.

Në një postim në Facebook, Veliu ka falënderuar anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e LDK-së për besimin dhe kontributin ndër vite, duke thënë se nuk dëshiron të ndalet në rrugëtimin e gjatë politik apo në sfidat e së kaluarës.

Ai ka kritikuar lidershipin aktual të partisë, duke e akuzuar për përçarje, humbje të njëpasnjëshme zgjedhore dhe rënie të elektoratit, veçanërisht në Llap dhe në nivel vendi.

Veliu ka thënë se i është ofruar sërish kandidatura për deputet, por pa konsultim paraprak, gjë që sipas tij tregon ndryshim të qasjes vetëm për interesa politike.

Ai ka theksuar se nuk largohet nga LDK-ja, por refuzon të jetë pjesë e një projekti që, sipas tij, e largon partinë nga identiteti i saj institucional dhe shtetformues./Arbresh.info

Postimi i plotë:

LEXO EDHE:

Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së

LDK në Podujevë e propozoi Agim Veliun për deputet, vjen reagimi i Lumir Abdixhikut

Shpërndaje në rrjete sociale