Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu, nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë në listën për deputetë ish deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin.
Ai ka thënë se publikimi i listës do të bëhet të premten. Ka deklaruar se në listë janë edhe ish-deputetët, por nuk ka pranuar të flasë nëse Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janë larguar apo jo nga kjo listë.
Veliu ka thënë se në mbledhjen e sotme është bërë aprovimi i kandidatit për kryeministër, është marrë vendimi për koalicionet dhe lidhjet me grupet tjera politike dhe aprovimi i kandidatëve për listë.
“Këshilli i përgjithshëm u diskutua për aprovimin e kandidatit të LDK-së për kryeministër, vendimin e këshillit të përgjithshëm për koalicionet, si dhe aprovimin e listës së kandidatë për deputet ku vetëm dy vota ishin kundër dhe një abstenim. Lisa e kandidatëve për deputet është bërë në bazë të disa kritereve dhe propozimeve të marra nga strukturat e LDK-së. Në listat e LDK-së janë të gjithë deputetët por ka edhe figura të tjera. Ka qenë një proces i hapur i diskutuar. Listën definitive do të njoftoheni sepse këshilli i përgjithshëm ka dhënë propozime ka pasur dilema”. ka thënë ai, shrkuan Arbresh.info.
Portali Arbresh.info ka kontaktuar ish deputetë e lartë cekur për të marr një përgjigje por ata nuk janë lajmëruar./Arbresh.info
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...