Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se Kuvendi duhet të shpallë moratorium dhe të mos marrë asnjë vendim të rëndësishëm deri në kthimin e Haradinajt në Kosovë.
Bahtiri ka thënë se vetëm në këtë mënyrë, institucionet e Kosovës do të mund t’i heqin dilemat se nuk kanë gisht në ndalimin e Haradinajt në Francë, derisa ata t’i marrin disa vendime.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të shpallë moratorium dhe të mos marrë asnjë vendim të rëndësishëm pa kthimin e z. Ramush Haradinaj në Kosovë. Vetëm kështu institucionet e Kosovës do të mund t’i hiqnin dilemat se nuk kanë gisht në ndalimin e Haradinajt në Francë, derisa ata t’i marrin disa vendime”, ka shkruar Bahtiri./Arbresh.info.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së