Koalicioni Lista për Familjen po mban një tubim në Podujevë në kuadër të fushatës zgjedhore,
Anëtari i Koalicionit, Ferid Agani para të pranishmëve ka paraqitur plan programin e tyre qeverisës ku u fokusua kryesisht tek arsimi në vend dhe shëndetësia, raporton Arbresh.info.
Agani ka bërë të ditur se plani qeverisës i Listës për Familje është më ndryshe nga subjektet e tjera politike.
“Programi ynë është më ndryshe nga subjektet tjera politike. Çdo gjë në shtetin tonë e shohim në prizën e familjes, nevojave të familjes sepse familja është tërësia e atyre që kanë liri dhe të drejta. Programi ynë i ka disa veçori. Do të marrim vendim që nënat e reja të financohen me 500 euro për fëmijën e parë, 750 për fëmijën e dytë dhe 1000 euro për fëmijën e tretë. Nënat dhe bullarëve do tu mundësohet një prindërit më të lehtësuar dhe më të qetë. Programi ynë e ka një pikë të rëndësishëm e që është pastrimi i teksteve mësimore. Njëkohësisht në sistemi arsimor do të anulojmë udhëzimin administrativ i cili ka penguar vajzat me mbulesë nga e drejta e shkollimit”, tha Agani.
Ndër të tjera, Agani ka përmendur edhe dy zotimet kryesore të Listës për Familje e që janë ndërtimi i termocentralit mbi bazën e thëngjillit dhe themelimi i institutit sizmologjik të Kosovës që garanton ndërtesa të sigurta./Arbresh.info
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...