Adem Demaçi viziton familjen Lladrovci (FOTO)

22:59 | 23 Korrik 2017

Demaçi premton se do të marrë pjesë në përvjetorin e Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Adem Demaçi, sot ka qëndruar për vizitë në familjen Lladrovci. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook.

Ai e ka cilësuar këtë vizitë si të paharrueshme.

“E falënderova për vizitën e tij dhe i tregova se jam zotuar që deri sa të vdes do të punoj me shpirt për qytetarët e vendit, duke respektuar ligjin. Po ashtu e njoha me punën që është duke u bërë për shënimin e përvjetorit të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci me mora premtimin se do të jetë edhe Baca Adem me neve.”, ka shkruar ai, ku ka postuar edhe fotografi nga takimi.

5-13-1500841952-34573404-13-1500841959-66886483-18-1500841961-1273838

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara