Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se sot është takuar me të dërguarin e posaçëm gjerman për Evropën Juglindore, ambasadorin, Ernst Reichel dhe ambasadoren gjermane në Kosovë, Angelika Viets.
Abrashi ka treguar për diskutimet që i ka pasur me diplomatët gjermanë dhe reflektimin që duhet ta kemi si shoqëri sipas tij.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet që po kalon vendi ynë dhe domosdoshmërinë që si vend dhe shoqëri të reflektojmë stabilitet, qëndrueshmëri dhe përkushtim në procese integruese.”
Më tej, ai i ka njoftuar përfaqësuesit gjermanë në lidhje me angazhimet e Qeverisë dhe ministrisë që ai e drejton si dhe ka shprehur falënderimin për ndihmën e shtetit gjerman.
“Mes tjerash, takimi ishe një rast i mirë që t’i informojë përfaqësuesit Gjerman për angazhimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe njëherësh duke shprehur mirënjohjen e thellë të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së pa rezervë të Republikës Federale Gjermane për projekte që i shërbejnë zhvillimit, punësimit dhe fuqizimit të rinisë në Kosovë,” ka përfunduar Abrashi, njofton Klan Kosova.
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...