Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA, ky po diskutohet për publikimin e raportit të monitorimit të gjykatave, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri tha se bashkohet me vlerësimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell rreth ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.
Në pyetjen, se si e komenton kthimin e Zharkut në Kosovë, Tahiri duke mos ia përmendur emrin, tha se Zharku është turpi i Kosovës dhe rastet e tilla nuk duhet të përsëriten.
“I bashkohem ambasadorit britanik, është turpi i Kosovës, por rastet e tilla nuk duhet të na demotivojnë që ta mbështesim gjyqësorin. Rastet e tilla nuk duhet të përsëriten”, tha Tahiri.
Tahiri foli edhe për projektligjet të cilat i ka proceduar Ministria e Drejtësisë në Kuvend dhe të cilat duhet të kthehen në ligje.
Ai tha se e sheh BIRN-in si partner në punën e tij në sistemin e drjetësisë.
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...