Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur sot se ka kërkuar nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, të mos e përfshijë në dhjetëshen e parë të listës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në një adresim publik, Tahiri ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi, duke theksuar se ka ndjerë nevojën për t’i lënë më shumë hapësirë gjeneratave të reja brenda partisë.
Postimi i plotë:
Sot, me mirëkuptim, por edhe me bindjen e thellë se është veprim i duhur, i kam kërkuar Kryetarit të Partisë, Bedri Hamzës, që të mos më përfshijë në dhjetëshen e parë të listës garuese për Kuvendin e Kosovës nga PDK.
Gjatë gjithë këtyre viteve kam mbajtur pozita të rëndësishme në institucionet e Republikës së Kosovës, 9 vite si këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi në Qeveri dhe në Presidencë, gati 3 vite Ministër i Drejtësisë, si dhe 5 vite Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, dy herë i emëruar në këtë detyrë.
Besoj se secili prej nesh duhet të reflektojë. Numrat nuk trashëgohen dhe nuk i kemi me tapi, përkundrazi, ne që kemi përvojë duhet t’i ndihmojmë kolegët tanë të rinj që të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm të Kosovës. Prandaj, unë do të jem pjesë e listës, por jo pjesë e dhjetëshes së parë, siç isha në zgjedhjet e fundit.
Na priftë e mbara me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Bedri Hamzën!/Arbresh.info
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar