Abelard Tahiri nga PDK, ka thënë se për pagesën prej 50 milionë euro që i është bërë kompanisë Bechtel-Enka, fajtor është LDK e Isa Mustafës dhe konkretisht ish Ministri i Financave, Avdullah Hoti.
“Vetëvendosje është parti e thyer ku një grumbull njerëzish punojnë për një njeri të caktuar. Më vjen keq që nuk i kam përfaqësuesit e LDK-së këtu në studio për të folur për keqqeverisjen”, ka thënë Tahiri në Zona Zgjedhore të Klan Kosova.
“Ka qenë keqqeverisja e LDK-së dhe mënyra si ka menaxhuar Avdullah Hoti çështjen e Bechtel-Enkas. Kjo tregon abuzim. Për 50 milionëshin dikush do të duhet të japë përgjegjësi penale”.
“Kemi parë keqqeverisjen në Prishtinë dhe Prizren të Vetëvendosjes. Familjarin e tyre ë bëjnë aktivist pastaj e fusin në pagë”.
“Qeverisja e LDK-së i ka kushtuar vendit 50 milionë”.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...