Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar ndërtimin e një Gaming Hall me 2000 ulëse si pjesë e Qendrës Kombëtare të Sportit, një projekt që ai synon të realizojë gjatë mandatit të parë qeverisës.
Gjatë një vizite në Kubix Gaming Center në Prishtinë, Abdixhiku u takua me komunitetin e ‘gamerave’ dhe diskutoi për nevojën e një ekosistemi të mirëfilltë për lojërat elektronike në Kosovë.
“Nuk po të falshin! Nuk ka kaluar shumë kohë prej kur ekipi Bad News Eagles u bë i njohur botërisht me suksesin e madh në turnetë ndërkombëtar të lojës së njohur kompjuterike Counter Strike, dhe i madh e i vogël në Kosovë u njohën me këtë lojë përmes përfaqësimit të denjë që ky ekip i bëri vendit. Në fakt, u ndjemë krenar, njësoj si ndjehemi kur përfaqësuesit tanë sportiv korrin suksese në paraqitjet ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info/
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...