Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka shkuar te Kulla e Jasharajve, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së për të nderuar sakrificën sublime të Adem Jasharit, familjes Jashari e nëpërmjet tyre dhe gjithë të rënëve në altarin e lirisë.
Ai tha se të kujtosh e shënosh Epopenë e UÇK-së, do të thotë të kujtosh e shënosh vet fundamentin e shtetit të Kosovës dhe përpjekjes sonë kolektive për liri, shkruan Arbresh.info.
“Do të thotë të kujtosh e shënosh gjithë sakrificën, qëndresën e vet kushtrimin e popullit të tonë të reflektuar në një familje të vetme, atë që sot na qëndron si tempull peligrinazhi për brezat e rinj, e që një çerek shekulli më parë na qëndronte si thirrje e rrugës sonë finale drejt lirisë.”, u shpreh ai.
“Qëllimi i shuarjes së trungut familjar të Jasharajve, një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së vet popullit shqiptar në Kosovë.”, shtoi Abdixhiku.
Sipas tij, qëndresa e tyre atëherë, ishte rilindje e jona kombëtare.
“Rilindja e tyre sot, si familje, mes brezave të rinj pasardhës të Jasharajve, është qëndresë e jona që na mbanë neve në rrugën përpara.”, tha mes të tjerash kreu i LDK-së./Arbresh.info/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...