Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka folur para mediave, pasi bashkë me deputetët e partisë së tij kanë kryer procedurat e regjistrimit në Kuvend.
Në lidhje me votimin e kryetarit të ri, Abdixhiku u shpreh se “një kryetar i Kuvendit që s’i ka 61 vota për vete, nuk duhet të jetë kryetar”.
Ndërsa kur u pyet nga gazetarët për bashkëpunim me opozitën rreth formimit të qeverisë, ai tha se nuk ka arritur akoma deri te kjo fazë, duke përmendur konstituimin e Kuvendit fillimisht dhe pastaj mandatarin që së pari i takon partisë së parë.
“Nuk jemi në atë fazë, me 15 prill bëhet betimi, më pas propozimi i kryetarit të Kuvendit, konstituohet Kuvendi pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë. E njohim të drejtën e partisë së parë në zgjedhje të provojë të bëjë shumicën, nëse nuk e bën pas 15 ditësh, Kushtetuta është shumë e qartë, i jep të drejtë secilës parti që e dëshmon para presidentes se e ka shumicën, u përgjigj i pari i LDK-së, duke shtuar se do të jetë transparent për çdo veprim. /Zëri
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...