Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytetit dhe kjo nuk ishte rastësi

12:08 | 26 Dhjetor 2025
E.K

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili garon për kryeministër të Kosovës, ka thënë se pas 12 vitesh, LDK-ja është rikthyer si partia kryesore në Prishtinë, duke fituar besimin e qytetarëve dhe duke treguar diferencën mes propagandës dhe punës konkrete.

Abdixhiku ka theksuar se Prishtina, qytet ku idetë lindin dhe trendet krijohen, gjithmonë ka qenë një hap përpara dhe vendimmarrja e qytetit ndikon në gjithë vendin.

Postimi i plotë:

Kryeqyteti e ka bërë zgjedhjen e tij. Me LDK-në.

Tash mbetet që Kosova ta ndjekë. 💙

Prishtina gjithmonë ka qenë një hap përpara.

Qyteti ku idetë lindin, ku trendet krijohen, ku politika nuk shihet si spektakël, por si përgjegjësi. Kur Prishtina flet, Kosova e dëgjon. Kur Prishtina lëviz, vendi ndryshon.

Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytetit dhe kjo nuk ishte rastësi. Ishte kthim i besimit, i seriozitetit dhe i standardit të qeverisjes. Sot ky trend vetëm po forcohet. Tubim pas tubimi, lagje pas lagjeje, Prishtina po e tregon qartë se e ka zgjedhjen e bërë dhe se ky orientim nuk është moment, por proces.

LDK është sërish fuqishëm në Prishtinë. Kjo është dëshmi se kryeqyteti e njeh mirë dallimin mes propagandës dhe punës, mes improvizimit dhe vizionit.

Dega IV e Prishtinës në listën e LDK-së ka një përfaqësim të fuqishëm, me figura të shëndetësisë, inovacionit, kulturës, institucioneve dhe politikës aktive; ka mjekë, profesorë, juristë, aktivistë, ndërmarrës e figura të kulturës. Me numër 14 Besian Mustafa, numër 3 Hykmete Bajrami, numër 4 Doarsa Kica Xhelili, numër 19 Ermal Sadiku, numër 23 Arben Gashi, numër 24 Sibel Halimi, numër 30 Vlora Dumoshi, numër 31 Krenar Xhaferi, numër 41 Festim Kabashi, numër 97 Vebi Mujku dhe numër 100 Bujar Gashi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale