Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë se për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit kërkohet kompromis dhe shumicë parlamentare.
“Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis dhe shumicë, sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës… Natyrisht se jo, në asnjë rrethanë LDK-ja nuk gjen kompromis me LVV-në”, tha Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për të mundësuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit./Arbresh.info/
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...