Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Colleen E. Hyland, drejtoreshë për Evropë Jug Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohje për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Republikës së Kosovës. Po ashtu Abdixhiku i kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj, në veçanti në procesin e dialogut, me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetare të përcaktuara me Kushtetutë dhe Deklaratë të Pavarësisë.
Kryetari Abdixhiku i shprehu dhe pikëpamjet e LDK-së rreth dokumentit të draft-statutit të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga Qeveria e Kosovës.
“Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejtim”, ka thënë Abdixhiku./Arbresh.info


Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...