Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të dielën do të ketë festë në LDK.
Ai në Pressing ka thënë se presin që të fitojnë pa balotazh në disa komuna.
“Në zgjedhjet lokale të kaliara, vetëm Pejën e Lipjanin e fituam pa balotazh, këtë herë presim që të fitojmë edhe më shumë komuna”, ka thënë Abdixhiku.
Ai tutje tha se LDK ka shtrirje të votës në të gjithë Kosovën, dhe sipas tij, kjo do të shihet të dielën, kur të mbahen zgjedhjet lokale.
“LDK ka shtrirje të votës në gjithë Kosovën, në zgjedhjet lokale ka shumë rëndësi kjo. Ka prezencë në regjionin e Prishtinës 01, edhe në votat nacionale, në Prishtinë, në Lipjan, në Fushë Kosovë, dhe në Llap. Kemi prezencë të mirë edhe në Dukagjin”, tha Abdixhiku.
Stojkoviq me dëshmi: Vuçiq ishte pjesëmarrës në “Safari” nda...
Mungesa e buxhetit vështirëson funksionimin e “Down Sy...
Çeku: 1.3 milion euro për rinovimin e Teatrit ODA
Aeroplanmbajtësja më e avancuar luftarake e ushtrisë amerika...
Ndeshja Kosovë – Zvicër/FFK tregon se kur ushtrojnë “Dardanë...
Rama pas ndeshjes me Anglinë: Skuadra jonë meriton mirëmjohj...