Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova momentalisht nuk qëndron në pozicion të mirë si shtet dhe është në pritje të sanksioneve të reja.
Ai u shpreh se një vend i sanksionuar dhe që mban komunikime me konferenca me ndërmjetësues e me aleatë ndërkombëtarë, nuk është në pozicion të mirë, dhe siç tha, është në pozicion vajtues dhe më pas është në pritje të masave tjera.
Tutje ai shtoi se pozicioni i Kosovës sot është shumë më i rëndë se sa që ka qenë para tri vjetëve, dhe kjo në përgjegjësi të qeverisë aktuale.
“Serbia investon në destabilizimin e Kosovës, ka trupa të veçantë që operojnë në Kosovë, madje ka edhe brenda institucioneve të Kosovës, sepse për shkak të konstruktit politik e etnik të Kosovës është fare e lehtë që të ketë edhe qasje në institucionet tona. Pra, qasja e Serbisë ndaj Kosovës është totalisht e parashikuar dhe e pritshme. Por ne mund të themi që në këtë periudhën trevjeçare nuk do ta kisha menduar ndonjëherë ndonjë rast ku e bëjmë Serbinë të duket e arsyeshme në sytë e komunitetit ndërkombëtar, dhe e bëjmë Kosovën të vetmuar dhe pa mbështetje bllanko. Tani jemi të sanksionuar dhe në një pozicion shumë më të vështirë”, deklaroi Abdixhiku në klankosova.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen