Abdixhiku: Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re

20:44 | 28 Janar 2025
E.G

Para qytetareve dhe përkrahësve të tij, në Fushë Kosovë, Lumir Abdixhiku, tha se LDK ofron vizion të qartë për mirëqenien e qytetarëve. Me këtë rast ai premtoi zhvillim në arsim e shëndetësi në këtë komune.

“Shujta të ngrohta fëmijë të shëndoshë, mësim gjithë-ditor, spitalin e ri kushte moderne e me digjitalizim..”, tha Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër i LDK-së.

Abdixhiku në Fushë Kosovë premtoi edhe rritje të pagave dhe mundësi shkollimi për te rinjtë.

“Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë, është vendimi ynë i parë! Një javë, 150”, tha Abdixhiku.

Kandidat për kryeministër i LDK-së, premtoi program kombëtar për trajnim në fushën e teknologjisë, punë e paga.

Në këtë tubim u prezantuan edhe dy kandidatët e LDK-së për deputet nga Fushë Kosova.