Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë qendrore të partisë ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Abdixhiku e uroi ambasadorin Antonini për fillimin e mandatit të tij diplomatik në Prishtinë, duke i dëshiruar sukses në detyrën e re.
Gjatë takimit, kreu i LDK-së theksoi rolin e rëndësishëm që Italia ka luajtur ndër vite në mbështetje të pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, si dhe në rrugën drejt integrimit evropian.
“Me ambasadorin Antonini biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike. E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë. E falënderova për vizitën, i shpjegova dhe gjithë historinë e madhe të LDK-së dhe i urova një mandat të suksesshëm në Kosovë”, tha ai./Arbresh.info
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë