Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në

16:26 | 25 Prill 2026
E.K

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke vazhduar komunikimin në distancë me kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai i ka kërkuar Kurtit që të qartësojë nëse synon marrëveshje politike me LDK-në apo sigurimin e 90 votave në bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka shtuar se nëse synohet marrëveshje politike me LDK-në, atëherë duhet të ketë dialog të drejtpërdrejtë me këtë parti.

Ndër të tjera, Abdixhiku ka theksuar se LDK mund të propozojë edhe presidenten aktuale Vjosa Osmani, nëse sigurohen 66 votat e nevojshme për zgjedhjen e saj në Kuvend./Arbresh.info