Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëlime familjes Qerkini dhe të gjithë të afërmve me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.
Abdixhiku tha se humbja e bacës Bajram thellohet edhe më shumë, kur ai u nda nga kjo jetë pa mësuar për fatin e djalit të tij, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta, të veprimtarit të madh, Bajram Qerkini i cili asnjëherë nuk e ndali zërin e nuk u lodhë kurrë me vite të tëra, duke kërkuar drejtësi për personat e zhdukur nga lufta në Kosovë.
Bajram Qerkini, dhimbjen për djalin e tij të zhdukur, e ktheu në forcë e angazhim personal, duke u bërë zë për të gjitha familjet e tjera, të cilat jetonin me të njëjtën plagë, si të tij. Plagë mbi të cilën Bajrami, si simbol i rezistencës dhe guximit, punoi rreth 25 vite rradhazi, në kërkim të së vërtetës për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur.
Në emrin tim personal dhe të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Qerkini, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të.
Humbja e bacës Bajram thellohet edhe më shumë, kur ai u nda nga kjo jetë pa mësuar për fatin e djalit të tij dhe shumë të zhdukurve të tjerë. Por trashëgimia e tij për drejtësi dhe lufta e palodhur për të gjithë të zhdukurit, do të mbeten në histori për breza të tërë.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!/Arbresh.info
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend