Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij do të japë një përgjigje zyrtare në lidhje me letrën e dërguar nga kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Abdixhiku tha se ende nuk ka pasur një diskutim të plotë me deputetët e partisë dhe premtoi se do ta shqyrtojë letrën në zyrë përpara se të japë një përgjigje.
“Më lejoni të shkojë në zyrë të shoh letrën dhe do të kthejë përgjigje me kohë. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë. Do të kemi përgjigje zyrtare siç i takon një partie”, tha Abdixhiku.
Ndryshe, Kurti i ka drejtuar Abdixhikut një letër të hënën, ku e fton në një koalicion të mundshëm qeverisës.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë