Drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku, thotë se më shumë se sa RTK-ja që është e Kosovës, të Kosovës dhe të qytetarëve të saj janë ato 10 milionë eurot që shteti shpenzon për këtë institucion.
“Përderisa lexoni këtë rresht, plot 5 euro nga taksat tuaja do të përfundojnē në RTK. Lexojeni edhe një herë. U bënë 10.
Vazhduat s’vazhduat së lexuari ju, deri në fund të ditës do të bëhen 27 mijë. Po. Plot 27 mijë euro në ditë i japim për televizionin publik nga buxheti publik; çdo ditë – për ditë. 10 milionë në vit.
Dhe ende ka zëra që mendojnë se duhet vazhduar një financimi i tillë. Për interes të Kosovës na thonë; është e Kosovës na thonë. A jeni mirë kështu?! Të Kosovës, qoftë për qofshin, janë ato 10 milionë euro – të dhëna për çdo vjet – që mund të shpërndahen shumë herë më mirë; në zhvillim, punë e mirëqenie”, ka shkruar ai në Facebook
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt