Google ADS

Abbott shprehet i lumtur me prezencën e tij në pritjen e Rita Orës në Prishtinë

22:24 | 27 Nëntor 2023
E.G

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i kënaqur me vizitën e këngëtares së njohur, Rita Ora në Prishtinë.

Me anë të një postimi në “X”, Abbott ka ndarë fotografi nga momenti i diskutimeve por edhe i pranim-dorëzimit të çelësit të kryeqytetit të Prishtinës, tek Rita Ora, nga i pari i komunës, shkruan Arbresh.info.

”Ishte kënaqësi t’i bashkohesha kryebashkiakut Rama në mirëseardhjen e znj.Rita Ora dhe bashkëshortit të saj Taika Waititi për në Prishtinë dhe për të qenë me ta kur të merrnin çelësin e qytetit”, shkroi ai./Arbresh.info/

 

Të ngjashme