Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mirëpritur marrëveshjen që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.
Abazoviq, përmes rrjetit social Twitter, ka thënë se dialogu është zgjidhja e vetme për të kapërcyer çdo krizë.
“Qeveria e Malit të zi mirëpret marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Abazoviq.
Ai shtoi se nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por të ardhmen, sipas tij.
“Dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për të kapërcyer çdo krizë. Ne duam paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen”./arbresh.info/
I salute the desire for understanding between the leaders of two neighbourly states and efforts of the EU and USA representatives so that the agreement would be reached. ??????????@JosepBorrellF @MiroslavLajcak @avucic @albinkurti
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) August 27, 2022
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...