Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka njoftuar të gjithë qytetarët se nuk do të ketë asnjë kufizim në tregti dhe se marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara.
Ai ka deklaruar se qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë blerjen e mallrave dhe gjësendeve më shumë se zakonisht, transmeton Telegrafi.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, dua t’ju informoj për diçka shumë të rëndësishme. Në kuadër të masave për menaxhimin e situatës me coronavirus, nuk do të ketë asnjë kufizim të tregtisë. Marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara. Në gjithë botën, edhe aty ku ka epidemi, tregtia vazhdon. Pra nuk ka nevojë të blini mallra dhe gjësende më shumë se zakonisht”, ka shkruar ai.
Abazi po ashtu ka bërë thirrje që tregtarët të mos i shtrenjtojnë produktet pa nevojë dhe artificialisht.
“Ky shtrenjtim duhet ndalur, përndryshe qeveria do të detyrohet të marrë masa. E përsëris, nuk do të ketë asnjë kufizim të tregtisë së jashtme dhe të brendshme. Kështu ndodh dhe në të gjitha vendet e botës, kështu ndodh dhe te ne. Marketet do të kenë vazhdimisht mallra, njësoj si më përpara”, vijon shkrimi i tij.
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...
Inspektori komunal në Prishtinë kanoset dhe sulmohet fizikis...
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...