Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj Kryeministrit Albin Kurti.
“Akuzat se dikush është me Serbinë, përveç se mund ta vërtetojë se është ndryshe, duhet të përfundojnë”, ka thënë Abazi, njofton Klan Kosova.
“Kurtit i ka rënë të fikët mbi 40 herë brenda natës nga maltretimet nga serbët. Tash një ish komandat si Ramush Haradinaj të tentojë që të krijojë një lidhje të shkurtë, është e papranueshme”.
“Çfarë ka bërë Haradinaj sot ka qenë përsëritje e një tentimi të Hashim Thaçit, se thoshte se keni bërë takime me këtë apo atë”.
Sipas Abazit gjuha e tillë e përdorur në parlament po bëhet për fushatë politike.
“Ka tendencë që parlamenti të shndërrohet në hapësirë elektorale për zgjedhjet komunale”, tha Abazi.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...