Zëdhënësi për media i AAK-së, Halil Matoshi thotë se partia e kryeministrit aktual, Ramush Haradinaj është kthyer fuqishëm.
Sipas tij, këtë më së miri e tregojnë rezultatet e fundit në zgjedhjet lokale të së dielës, raporton Arbresh.info.
Matori përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, thotë se AAK aktualisht ka dal fituese në gjashtë apo shtatë komuna, si dhe në pritje të fitores edhe në katër komuna të tjera.
Postimi i plotë:
Rikthehet fuqishëm AAK-ja!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia e kryeministrit Ramush Haradinaj ka fituar pa balotazh në Deçan e Junik, prinë bindshëm në balotazhin për Obiliqin, Suhareken, Gjakovën dhe Rahovecin, asht e dyta në balotazhin në Istog, Klinë e Pejë; Realisht AAK-ja me gjashtë-shtatë komuna të fitueme dhe me participim në pushtet edhe 3-4 tjera, asht renditë nder partitë kryesore të vendit, me votë popullore mbi 100 mijë dhe me tendencë rritjeje…
Urime fitorja Bashkim Ramosaj dhe Agron Kuçi!
Forca Xhafer Gashi, Ardian Gjini, Smajl Latifi, Bali Muharremi, Zenun Elezaj dhe Fatmir Gashi
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...