Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për diasporë, Sokol Mehmetaj, ka bërë të ditur se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës po hasin probleme serioze gjatë procesit të regjistrimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Media e AAK-së, Mehmetaj thekson se, meqenëse kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit, reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të jetë i shpejtë.
“Si Sekretar Organizativ i AAK-së për Diasporë, dëshiroj të informoj opinionin publik dhe institucionet përgjegjëse se një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës po përballen me vështirësi serioze gjatë procesit të regjistrimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pavarësisht se qytetarët kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe të rregullt, përfshirë mjetet e identifikimit dhe dëshmitë e adresës të kërkuara me procedurë, shumë prej tyre kanë marrë vendime refuzuese me arsyetimin se ‘adresa e deklaruar është e pasaktë’. Këto vendime janë të pabazuara, pasi dokumentet e paraqitura janë të sakta, të verifikueshme dhe plotësisht në përputhje me kërkesat ligjore”, ka theksuar Mehmetaj.
Ai shton se ka indikacione të qarta se refuzimet e njëpasnjëshme mund të jenë rezultat i problemeve teknike në sistemin e regjistrimit, e jo mangësi nga ana e aplikuesve.
Mehmetaj kërkon që KQZ të diagnostikojë dhe të eliminojë menjëherë çdo defekt teknik në sistemin e regjistrimit, të rishqyrtojë të gjitha aplikimet e refuzuara padrejtësisht dhe të sigurojë transparencë të plotë gjatë gjithë procesit, për të garantuar trajtim të drejtë dhe të barabartë për çdo qytetar.
“Meqenëse kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit, kërkoj me ngulm që KQZ të veprojë menjëherë, në interes të mbrojtjes së së drejtës kushtetuese të qytetarëve tanë për të votuar dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, përfundon ai.
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar