Këtë të hënë, nesër, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të zhvillojë takimin e radhës ku do të votohet edhe kryesia e kësaj partie, njofton Klan Kosova.
“Konstituimi i Këshillit Drejtues të AAK-së dhe votimi i Kryesisë është rrumbullakësimi i procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, pas zgjedhjeve që u përmbyllën me Kuvendin VII Zgjedhor të 2 Korrikut”, thuhet në komunikatën për shtyp të dërguar nga Departamenti për mardhënie me publikun i kësaj partie.
Ngjarja zhvillohet në ambientet e Hotelit Sirius, në Prishtinë, me fillim prej ores 11:00.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...