Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se partia e tij ka pranuar ftesë për takim nga presidenti Hashim Thaçi për të diskutuar datën e zgjedhjeve.
“Po, AAK ka pranuar ftesë për këtë takim”, ka thënë Lekaj në një prononcim për Indeksonline.
Sipas tij, data më e përshtatshme për tu mbajtur zgjedhjet sipas AAK-së, është 11 qershori.
“Ne mendojmë që data më e favorshme është 11 qershori”, ka theksuar Lekaj.
Ndryshe dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë data 11 dhe ajo 18 qershor, por që për këtë do të vendoset nesër gjatë takimit Thaçi- subjektet politike./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër