A e refuzoi PDK propozimin e Abdixhikut? Çitaku: Ideja ka rënë në ujë, por jo për shkak të PDK-së

23:42 | 8 Maj 2025
E.G

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar në Rubikon se nuk ka pasur një ftesë zyrtare nga Lumir Abdixhiku përveç deklarimit në konferencën për media, pas përgjigjes që i kishte kthyer kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, se e refuzon kërkesën për bashkëqeverisje.

Sipas Çitakut, partia e saj kanë pasur takime me Lumir Abdixhikun, ndërsa ideja për një takim të të gjitha partive së bashku, ku do të ishte i pranishëm edhe Albin Kurti, ka rënë në ujë.

Por siç thotë ajo, jo për shkak të “refuzimit” nga PDK-ja.

“Memli Krasniqi me Lumir Abdixhikun janë takuar disa herë. Edhe me Bedri Hamzën. Ne jemi të gatshëm që sot të takohemi. Ju e dini shumë mirë që PDK kanë qenë të hapur edhe publikisht ka ftuar takime. Bedri Hamza dy ditë pas zgjedhjeve ka mbajtur konferencë për shtyp dhe ne kemi lansuar idenë e krijimit të një qeverie të partive të ish-opozitës”.

“Ideja ka rënën në ujë jo për shkak të refuzimit tonë [ndaj idesë së Lumir Abdixhikut] por për shkak të refuzimit të LVV-së. Nuk kishte materie sepse Lëvizja Vetëvendosje i tha jo nuk të vi. Nesër mund të takohemi nëse jo për qeverinë që ka propozuar Abdixhiku sepse aty është Albin Kurti”, tha Çitaku.

Të ngjashme

Foto lajm