97 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Pesë prej këtyre pacientëve janë në respirator (CPAP), kurse 68 pacientë të tjerë janë në oksigjenoterapi.
18 prej këtyre pacientëve janë në gjendje më të rëndë, ndërsa dy pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve nga COVID-19.
“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 220 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore ”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjithashtu gjatë kësaj kohe, 242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,531 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...