Kosova duhet të shqyrtojë seriozisht pjesëmarrjen në ‘Open Balkan’, si vëzhguese, ashtu siç janë aktualisht Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, vlerësojnë analistët.
Sipas analistit, Nexhmedin Spahiu, fakti që Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi po marrin pjesë si vëzhgues, Kosovën e sjellin para situatës që më mirë me qenë brenda se sa ta kundërshtojë nga jashtë.
“Është mirë që nëse Kosova ftohet të merr pjesë në rolin e vëzhguesit ashtu siç është Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi”, tha ai.
E, analistja Afërdita Maliqi deklaroi se diskursi politik nga opozita rreth Ballkanit të Hapur ka ndryshuar që pas mbështetjes që ambasadori amerikan në Beograd i dha kësaj nisme të vendeve të rajonit.
Sipas saj, Kosova ka pas gjithmonë përgjigje ndaj ‘Ballkanit të Hapur’, pavarësisht ftesës që i është bërë, sepse e ka konsideruar veten si të pabarabartë dhe nuk ka marrë pjesë.
“Kosova ka pas gjithmonë përgjigje refuzuese ndaj ‘Ballkanit të Hapur’, pavarësisht ftesës që i është bërë, sepse e ka konsideruar veten si të pabarabartë, megjithatë një nisme që mbështet nga SHBA dhe nuk ka dëme për vendin duhet të shqyrtohet nga akteret vendimmarrës”, tha Maliqi.
Ajo shtoi se Kosova, shtet i pavarur, edhe ashtu e ka vendin në çdo nismë, dhe sipas saj vendi ynë nuk ka provuar të jetë si vëzhgues në këtë nismë po tashmë një nismë e tillë që e ka mbështetjen amerikane duhet të shqyrtohet.
“Kosova është shtet i pavarur edhe ashtu e ka vendin nëpër çdo nismë. Ne nuk e kemi provuar asnjëherë të jem as si vëzhgues në këtë nismë, por tashmë kur e kemi të qartë që një nismë e tillë e ka mbështetjen amerikane duhet të shqyrtohet”, tha Afërdita Maliqi.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzon që Kosova të bëhet pjesë e nismës, për sa kohë Serbia nuk e njeh Kosovës si shtet të pavarur./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...